Koronavirusi, Mjeku shqiptar: Mos u trembni nga 40 raste në ditë, shifrat reale janë 10 herë më shume, cfare do ndodhe ne vend

Epidemiologu Ilir Alimehmeti në një postim në rrjetet sociale shprehet se vetëm antitrupat tregojnë të vërtetën mbi Covid-19. Alimehmeti shkruan se hetimi epidemiologjik në Bergamo ka zbuluar vetëm 13.661 raste pozitive ndër 1.112.287 persona.

“Pra, hetimi epidemiologjik informon se 1.23% e popullatës ka qenë pozitive. (ISS – Istituto Superiore della Sanità 09.06.2020)

Duke qenë se vd ekshmëria për Bergamon nuk është raportuar më vete, mund të shohim se në Lombardi është regjistruar deri tani një vdekshmëri prej 17.8% (16.317 vdekje ndër 90.581 raste).

Ndërkohë të dhënat serologjike tregojnë se në të vërtetë 57% e popullatës në Bergamo është me antitrupa pozitive.

Pra, 57% / 1.23% = 46.3 herë më shumë se sa gjen hetimi epidemiologjik.

Vjen natyrshëm të llogarisim se vdekshmëria e vërtetë është shumë më e ulët, pra rreth 46 herë më e ulët.

Një përllogaritje e shpejtë: 17.8% / 46.3 = 0.38%”, shkruan Alimehmeti.

Postimi nga Ilir Alimehmeti

❗“Mos u fr ikëso nga rruga e të vërtetës vetëm pse nuk ka njerëz që ecin mbi të!”
Cit. Robert Kennedy ❗

✅ Antitrupat tregojnë gjithmonë të vërtetën miqtë e mi!

➡️ Në asnjë kontinent, shtet apo rajon nuk është treguar e vërteta e thellë nga hetimi epidemiologjik, por vetëm sipërfaqja.

Më në fund dalin rezultatet e para të testimeve serologjike në Itali.

Le ta fillojmë me zonën më të rëndë, aty ku vde kshmëria ishte më e lartë, Bergamo (Itali).
➡️ Hetimi epidemiologjik në Bergamo ka zbuluar vetëm 13.661 raste pozitive nder 1.112.287 persona. (ISS – Istituto Superiore della Sanità 09.06.2020)

➡️ Pra, hetimi epidemiologjik informon se 1.23% e popullatës ka qenë pozitive. (ISS – Istituto Superiore della Sanità 09.06.2020)
➡️ Duke qenë se vdekshmëria për Bergamon nuk është raportuar më vete, mund të shohim se në Lombardi është regjistruar deri tani një vdekshmëri prej 17.8% (16.317 vdekje ndër 90.581 raste).

➡️ Ndërkohë të dhënat serologjike tregojnë se në të vërtetë 57% e popullatës në Bergamo është me antitrupa pozitive.
✅ Pra, 57% / 1.23% = 46.3 herë më shumë se sa gjen hetimi epidemiologjik.
Vjen natyrshëm të llogarisim se vd ekshmëria e vërtetë është shumë më e ulët, pra rreth 46 herë më e ulët.

✅ Një përllogaritje e shpejtë: 17.8% / 46.3 = 0.38%.

‼E dëgjuat saktë miqtë e mi!‼

0.38% vd ekshmëria bruto në zonën e go ditur më rëndë në Europë (Bergamo).

Gjithmonë antitrupat (provat serologjike) tregojnë të vërtetën!

➡️ Duhet t’i fusim sa më shpejt në përdorim në Shqipëri dhe jo të trembemi nga shifra si 30-40 raste në ditë.
➡️ Rastet reale janë dhjetëra herë më të larta kudo ku përdoren testet serologjike!

Forca miq!
Kuçedra nuk ka dhjetë kokë!
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*