Kryeministri Rama jep lajmin e madh për shqiptarët, ja çfarë pritet në muajin shtator

Qeveria e ka marre vendimin. Pavarësisht situatës nga pandemia, shkollat do të hapen në Shqipëri.

Kështu lajmëroi edhe kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, teksa ka shpërndarë videon e deklaratës së ministreve Besa Shahini dhe Ogerta Manastirliu.

Duke iu përgjigjur dhe akuzave të PD se nuk ka një plan të qartë për hapjen e shkollave, sipas Ramës, “të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin”.

“SHKOLLAT DO TË HAPEN

Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin.

Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend”, shkruan Rama.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*