Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve tregon kur pritet ulja e rasteve me koronavirus në Shqipëri

Javën e ardhshme pritet një rënie e rasteve me Covid-19. Kjo u pohua nga Mira Rakacolli, zv.ministre e Shëndetësisë, sipas të cilës për shkak të një sjelljeje pozitive nga qytetarët.

“Ka një ndërgjegjësim të qytetarëve, besoj se javën e ardhshme do të ketë një rënie të rasteve, pasi kjo kërkon pak koohë për t’u reflektuar te shifrat”, tha Rakacolli.

Sipas saj, imuniteti i tufës nuk mund të arrihet dhe këtë po e tregojnë shifrat në Spanjë dhe Suedi, ku numri i të prekurve ka qenë i lartë.

“Mendoj se zgjidhja do të jetë vaksina, ose në të kundërt ky virus do të bëjë ciklin e tij, ashtu sikundër edhe viruset e tjerë”, tha ajo.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*