Kur do hapet transporti publik? Reagon me ne fund MInistria e Infrastruktures

Pas protestës së punonjësve të transportit publik, erdhi reagimi i parë i bërë nga Ministria e Infrastrukturës. Ata, i quajtën “konfuze” deklaratat e protestuesëve dhe ndër të tjera thanë se rihapja e këtij sektori nuk është më në dorë të tyre. Tani, një tjetër vendim në lidhje me rifillimin e këtij shërbimi do ta marrë Komiteti i Ekspertëve duke vlerësuar situatën në vijim të Covid-19 në vend.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dëshiron të sqarojë opinionin publik se, në kushtet e situatës së emergjencës shëndetësore në vend, hapja e transportit publik nuk është në tagrin as të MIE dhe aq më pak të kompanive të transportit, por vetëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, pasi Qeveria Shqiptare vlerëson se jeta dhe shëndeti i qytetarëve vlen më shumë se çdo interes tjetër.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur shtyrjen me një javë të hapjes së Transportit Publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike, nisur nga shtimi i rasteve të të prekurve me COVID-19.”- u shprehën në komunikimin zyrtar.

Përos çështjes së rihapjes të këtij sektori, që përbën një nga interesat më të mëdha të qytetarëve, Ministria e Infrastrukturës, bëri me dije se janë marrë edhe vendime të tjera të rëndësishme, që përputhen me kërkesat e protestuesëve, si:

“1-Njohja si shpenzim i zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, nga 43% që ishte deri më sot, me një efekt prej rreth 7 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit;

2- Heqja e të gjitha taksave dhe tarifave vendore për subjektet e transportit publik, deri në 31 dhjetor 2020.”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*