Ky është fshati i bukur shqiptar më i pastër, ja ç’bëjnë djemtë emigrantë

Në Kosovë gjendet fshati më i pastër shqiptar. Emigrantët e fshatit paguajnë banorë të kujdesen për Pogragjën e Gjilanit.

Falë tyre edhe lumi është pa mbeturina, po ashtu edhe rrugët. Për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e tyre çdo ditë kujdeset Fikret Mustafa. Ai është punëtor i shoqatës “Pogragja” nga Zvicra. Mustafa është zgjedhur të mirëmbajë fshatin ku banon. Për punën që bën ai paguhet nga bashkë atdhetarët që mbledhin të holla pikërisht për këtë qëllim.

E gjithë kjo iniciativë e emigrantëve të Pogragjës erdhi fillimisht si nevojë për kujdesjen për varrezat e fshatit. Mirëpo Në vitin 2012 u themelua shoqata e kështu filluan edhe investimet e tjera. Me punën e palodhshme që bëhet nga punëtorët dhe vetë anëtarët e shoqatës, Islami thotë që ka ndikuar edhe në vetëdijesimin e banorëve për ruajtjen e mjedisit. Kështu, fshati i Pogragjë në Gjilan ka rritur të mbajë lumin e pastër dhe të mbetet pa mbeturina.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*