Lajm i madh/ Bileta të lira, kompania botërore ajrore vjen në Shqipëri, ja sa do kushtoje udhetimi

Kompania Ajrore “WIZZ AIR” krijon bazën e re të avionëve në Tiranë. Tre avionë dhe një rrjet prej 26 destinacionesh do të fluturojnë nga aeroporti i Rinasit. Listës së udhëtimeve I janë shtuar edhe 15 destinacione të reja në tetë vende.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës DR. Constanti Von Alvensleben është shprehur se është për tu përgëzuar fakti që në një situatë pandemie, ku kompani të shumta shkurtojnë stafin, “Wizz Air” zgjerohet edhe ne vendin tonë me çmimet më konkuruese në treg.

Në konferencën për shtyp ka folur edhe Jozsef Varadi, drejtori i “Wizz Air Group”, i cili është shprehur se ky angazhim në Shqipëri do të jetë afatgjatë dhe nje bashkëpunim ekonomik mes vendeve.

Ndërsa lajmi i mirë është se në datën 1 korrik do fillojnë dhe fluturime e para. Linja Airore njoftoi një serë masash të përmiresuara higjenizuese në kuader të protokollit anti Covid.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*