Lajm i madh/ Ky shtet i BE i hap kufijtë shqiptarëve, por me një kusht të rëndësishëm

Në një kohë ku shqiptarët janë të kushtëzuar për të udhëtuar jashtë Shqipërie, një lajm i mirë vjen nga Bullgaria.

Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë, ka lehtësuar masat e udhëtimit për shqiptarët.

Duke nisur nga nesër, të gjithë shqiptarët që dalin në test negativ, do të kenë mundësi për të udhëtuar drejt Bullgarisë.

Bëhet me dije se Bullgaria do të lejojë turistët nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Bosnja, Mali i Zi, Moldavia, Izraeli dhe Kuvajti, që të vizitojnë vendet e saj turistike.

Testet negative duhet të jenë të 72 orëve të fundit. Turistët nga Ukraina do të lejohen me të njejtat kushte, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*