Lajm i madh per pasaportat! Ambasada shqiptare në Greqi jep njoftimin e rendesishem

Ambasada Shqiptare në Greqi ka sqaruar të gjithë qytetarët lidhur me tërheqjen e pasaportës biometrike nëpërmjet shërbimit postar.

Përmes një njoftimi thuhet se aplikimet do të kryhen pranë ambasadës së Athinës prej ditës së sotme, ku ka ndryshuar mënyra e deklarimit të adresës së banimit.

Ata qytetarë që kanë adresë banimi jashtë prefekturës së Atikës duhet të plotësojnë të dhënat e sakta të banesës për të shmangur në këtë mënyrë e-mailet abuzuese.

“Sqarim lidhur me tërheqjet e pasaportës biometrike nëpërmjet shërbimit postar. Në vijim të komunikimeve tona lidhur me tërheqjen e pasaportave biometrike me anë të shërbimit postar, ju vëmë në dijeni se për aplikimet të cilat do të kryhen pranë Ambasadës së Athinës nga data e sotme, 21 shtator 2020, ka ndryshuar mënyra e deklarimit të adresës së banimit. Qytetarët me banim jashtë prefekturës së

Atikës të cilët dëshirojnë t’iu dërgohet me postë dokumenti biometrik, do të plotësojnë në përfundim të aplikimit një deklaratë me përgjegjësi me të dhënat e sakta të banesës. Kjo mënyrë shmang e-mailet abuzive për nga përmbajta dhe qëllimi, pasi janë të shumta rastet ku ka mangësi në të dhënat e sakta të adresës, por dhe praktika të qëllimshme të personave keqbërës që synojnë të nxjerrin përfitime nga kjo situatë.

Bashkëatdhetarët tanë të cilët kanë nisur kërkesat e tyre pranë postës sonë elektronike, [email protected], deri në datën 20 shtator 2020, kanë të drejtën që të autorizojnë një person të tretë me anë të deklaratave me përgjegjësi, pa pagesë, pranë K.E.P (Qëndrat e Shërbimit të Qytatarëve), për të tërhequr pasaportat e tyre fizikisht në sportelet e shpërndarjes. Sa më sipër u ndërmor për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve tanë dhe rritjen e sigurisë në shpërndarjen e dokumenteve biometrikë.”, thuhet në njoftim”, shkruhet në njoftim.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*