Lajmi i fundit! Ndryshim në qeveri, Edi Rama ben emerimin e papritur ne Ministri

Albert Nikolla është emëruar zv.ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e Albert Nikolla, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Nikolla, më herët ka qenë në postin e këshilltarit të kryeministrit Edi Rama.

Ai ka lindur me 16 nëntor 1968 në Mat, kurse studimet i ka kryer në Universitetin e Tiranës, nga viti 1990 deri në vitin 1994.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*