Largohet nga Shqiperia per luksin e botes, Rudina Magjistari përballet me të papriturën në aeroportin ‘Nënë Tereza’ (FOTO)

Moderatorja Rudina Magjistari ndryshe nga pjesa dërrmuese e shqiptarëve ka zgjedhur që pavarësisht situatës së koronavirusit pushimet t’i kalojë jashtë Shqipërisë.

Mirëpo Rudina ka mbetur e befasuar nga numri i lartë i njerëzve që udhëtojnë në këtë periudhë dhe ka ndarë pamjet nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Nisi pushimet jashtë Shqipërisë, Rudina Magjistari përballet

Gjithashtu Rudina ka pohuar se gjatë gjithë kohës ka mbajtur maskë, duke treguar kështu kujdes për veten dhe të tjerët.

Më tej moderatorja shton se frika nuk mund të na mbajë në shtëpi, por jep edhe një mesazh të fortë duke u shprehur se respektimi i masave është zgjidhja perfekte.

Magjistari ka zgjedhur si destinacion për pushimet e saj Turqinë dhe me siguri do të relaksohet larg angazhimeve të përditshme të një viti të gjatë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*