Lumë kërkesash në Shqiperi, ja ku mund ta bëni dhe sa ju kushton testi i koronavirusit

Në laboratorin privat “Intermedica” gjatë ditës së sotme, pas situatës së krijuar në kufi ka pasur një fuls të madh kërkesash për të bëtë testin COVID. Në një lidhje me “Skype” për Report Tv, titullai i këtij spitali, Vasil Llajo ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme ka pasur mbi 500 kërkesa, teksa ka sqaruar me detaje se se si mund të lënë takimim e deri te marrja e përgjigje.

“Kontakti me laboratorin pothuajse është i lehtë, mund të futen në sajtin zyrtare për të mbyllë takimet e nevojshme. Laboratori hapet që në orën 07:00 dhe mbyllet në orën 08:00, por ne orarin mund ta shtyjmë deri 24:00 për të plotësuar numrin e testeve dhe për të përballuar fluksin e madh. Vetëm sot dhe nesër takimet mund të jenë të shtyra pak në kohë, pasi kemi një volum të madh kërkesave që po mundohemi t’i përballojmë.

Kërkesat kanë qenë rreth 120, sot mund të kemi kaluar 500 kërkesa. Nuk shkelim standartet që nga marrja e tamponit deri në rezultatin final. Duhet të kemi parasysh që licensimi është bërë për disa kushte speciale që laboratori i ka në Tiranë, po mundohemi të implementojmë dhe disa laboratorë në disa rrethe, nuk duhet të bëhemi vi ktimë e masivizimi, jo në çdo pikë mund të kthehet për marrjen e testit. Nuk ngutemi për të bërë reklamë, e as të bëjmë njoftim që i përballojmë flukset e mëdha, që të jemi shumë të besueshme, kemi njoftuar pikat kufitare për mënyrën e dhënies së përgjigjes, që të ketë element siguri dhe në përgjigjen tonë do të jetë QR që mund të skanohet përgjigja. Ky është elementi maksimal i sigurisë, që nuk mund të falsifikohen përgjigjet tona”, tha Llajo.

Për shkak të fluksit të madh, përgjigja del për 48 orë, sqaroi Llajo, po theksoi se kjo situatë maksimumi do të zgjatë për 2-3 ditë. me qetësimin paksa të situatës, përgjigja do të dalë për 24 orë.

“Qytetarët me përgjigjen tonë nuk do të kenë as problemin më të vogël në kufi. Duke përjashtuar ditën e sotme dhe të nesërme që presim një fluks të madh që mund të shkojë deri në 48 orë, më pas do të jetë për 24 maksimuni për 36 orë. Në këtë javë do kërkonin mirëkuptimin e qytetarëve”, sqaroi ai për Report Tv.

Në “Intermedica” një test COVID-i kushton 12 mijë lekë, një shumë e përballueshme për xhepat e shqiptarëve, ku Llajo është kujdesur të theksojë se cilësia është sipas standarteve Europiane.

“Çdo çmim bazohet edhe në cilësinë, çmimin i tamponit është 12 mijë lekë të reja, ne në çdo përgjigje kemi shënuar kiti që bëhet ekstraktimi, dhe aty mund të gjykojë se ku është cilësua e testit dhe do dalë në përfundimin që 12 mijë lekë nuk është shumë e lartë. Cilësia është brenda standarteve që ka përcaktuar komuniteti Europian. Ne kemi shtuar kapacitetin mjekësor për të përballuar fluksin e madh, kudo që të merren mostra do të vijnë në një laborator se kështu është biologjia molukelare, po negociojmë me disa laboratore si janë kushtet e marrjes së mostrave dhe në do të dërgojmë tamponët tonë për të marrë mostrën”, përfundoi Llajo në lidhjen me “Skype” për Report Tv.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*