Mashkulli i endrrave! Sur prizën që Eduarti i bëri Arbanës do e donte çdo femër (FOTO)

Që Eduart Grishaj ishte një çun kaq romantik këtë nuk e kishim ditur deri sonte, me super surprizën që i ka bërë partneres së tij Arbana Osmani. Kjo e fundit ka publikuar një foto në Instagram ku shihet në shtëpinë e saj, që është mbushur nga dhjetëra trëndafila të kuq.

“Në këtë pikë, mendoj se kemi në shtëpi më shumë trëndafila se sa lego-s”, ka shkruar moderatorja. Nuk e dimë nëse kjo është ndonjë ditë e veçantë për çiftin, apo regjisori ka dashur thjesht të bëjë të lumtur partneren e tij, por këtë surprizë do e donte çdo vajzë.

Këto janë ditët e fundit të shtatzënisë së Arbanës, pasi shumë shpejt pritet që ajo të sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë dhe me sa flitet lart e poshtë është djalë. Ndërkohë, pak javë më parë ajo tha se së shpejti do të hapë një restorant dhe se ka në plan të bëhet edhe një blogere në YouTube.

Nuk dihet nëse do i përkushtohet me kohë të plotë këtyre projekteve apo do e menaxhojë njëkohësisht me punën në televizion, por mbetet për tu parë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*