Mb ytja e 17-vjeçares, del dë shmia e pronarit: Ma morën me qera skafin, Indriti doli në breg pa vajzën! Nuk e lejova të largohej dhe

Zbardhet dës hmia e pronarit të motoskafit në Velipojë, aty ku gjeti vd ekjen 17-vjeçarja Enisa Doda.

Sipas mjekësisë ligjore, vajza ka vd ekur si pasojë e mb ytjes teksa hetimet thonë se i riu që ishte në skaf me të, Indrit Bajraktari, nuk i ka dhënë asnjë ndihmë por ka nxituar të dalë nga deti dhe më vonë ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Pronari i skafit ka pohuar se dy të rinjtë kanë kërkuar me qera skafin për 30 minuta teksa pak më vonë, një pushues i tha pronarit se një nga të rinjtë po mb ytej.

Pronari hyri në det dhe ka vënë re Indritin teksa po dilte me not i vetëm. Menjëherë e ka pyetur se ku ishte vajza por Indriti i ka thënë se vajza ka takuar në breg xhaxhain dhe ishte me të. Pronari ka dy shuar teksa i riu ka tentuar të largohet por ai nuk e ka lejuar dhe i ka kërkuar Indritit ta çojë aty ku është vajza.

Së bashku, kanë ecur për 20 minuta ndërsa pas kësaj, pronari ka telefonuar menjëherë policinë e cila ka ndaluar Bajraktarin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*