Mbante dy të dashur, dëshmia që “f undosi” vajzën që t.radhtoi Billën për para, po fliste ne telefon me te kur e v.rau hasmi

Të tjera detaje mësohen nga dosja hetimore për vr ásjen e Hekuran Billës dhe rolit që pati në ngjarje Adiola Lakra, e reja nga Berati, e cila dyshohet se u përdor si karrem nga Sebastian Mali dhe Viktor Marku.

E reja është shprehur se rreth orës 22:20 ka folur në telefon me Billën, i cili i ka kërkuar takim, për të cilin ajo ka pohuar para hetuesve se e ka njohur në Instagram. 26-vjeçarja është marrë në pyetje me argumentin për tu bërë bashkëpunëtore e drejtësisë dhe për të treguar nëse ka pasur dijeni për tentativa të tjera vr ásje të Hekuran Billës. Lidhur me këtë vajza ka treguar se ka pasur informacione dhe ka ditur se mes dy palëve ka pasur një kon flikt, por jo se ajo do të përdorej për vr ásjen.

Sipas vajzës mbrëmjen e 11 qershorit, dhe më herët ka biseduar për ty takuar me Hekuran Billën. Vetëm 40 minuta para se të ndodhte kr imi ajo është telefonuar nga Hekuran Billa dhe i është lënë takim në zonën e Komunës së Parisit.

Ndërkohë, mësohet se vajza është implikuar në këtë ngjarje edhe nga një dëshmitar tjetër, punonjës i servisit, aty ku edhe Sebastian Mali mori me qira makinë në servis në zonën e Laprakës. Mbrëmjen e 11 qershorit kur Mali ka shkuar për të lënë me qira dhe për të marrë automjetin tip Smart ka qenë një nga punonjësit e këtij servisi që i ka thënë policisë se ditën kur është dorëzuar njëri mjet dhe është marrë Smarti, Sebastian Mali ishte me një vajzë për të cilën i kishte pohuar se është e dashura e tij.

Kjo vajzë sipas dëshmitarit ishte futur menjëherë në automjetin Smart, sipas dëshmisë së tij vajza ishte e trembur njësoj si Sebastian Mali. Po ashtu 26-vjeçarja ka pohuar se me të dashurin e saj, 22 vjeçarin Mali ishte takuar mesditën e 11 qershori, dhe ishin takuar gjithashtu 3 ditë pas ngjarjes.

Por duke qenë se telefonatat kanë qenë në një tjetër numër të regjistruar me emër të 26 vjeçares dhe kjo ka ngritur dyshimet se kishin të bënim me një vajzë tjetër. Nga hetimet ka rezultuar se vetëm një javë më parë ajo ka ndërruar numrin e celularit me të cilin komunikonte me Sebastian Malin. Për policinë ajo ka thënë se nuk e mbante mend numrin e mëparshëm që ka pasur. Po ashtu 26-vjeçarja ka mbyllur të gjitha llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Ndërkohë që dyshimet e policisë janë se Billa në sekondat e fundit para vr ásjes ka qenë duke komunikuar me Lakrën, dhe se celulari ka qendruar i hapur dhe pas ekz ekutimit. Kjo ka bërë që 26-vjeçarja të jetë një nga personat e parë që është vendosur nën monitorimin e policisë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*