‘Më ka lënë pa martuar’, Drini Zeqo ia thote troc Rudines pse nuk gjen dot grua (Video)

Gazetari dhe spikeri i njohur i televizionit “Klan”, Drini Zeqo është një ndër personazhet meshkuj më të pëlqyer nga gjinia femërore.

Jeta e tij private është përfolur shumë në media dhe shpesh herë Drini është komentuar për lidhjet e tij të dashurisë, mirëpo asnjëherë nuk ka pranuar ndonjë nga ato.

Mbrëmjen e djeshme, ai ka qenë i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, ku ka zbuluar se është ende beqar dhe ndonëse miqtë i thonë se duhet të gjej një nuse ai e ka të pamundur për shkak të punës.

“Puna më ka lënë pa martuar. Më tha një shoqja ime sot: ‘Po ca po bën o burri dheut, vajte 36 vjeç s’ka kuptim, jepi drejtim’. Kjo është një gjë që kur gjërat vinë vinë”, ka treguar Drini duke thënë se oraret e zgjatura në punë kanë ndikuar shumë në jetën e tij sociale.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*