Mezi njihet! Ja si e ka ndryshuar shtatzënia Arbana Osmanin!

Moderatorja Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të dytë! Ajo dhe partneri, regjisori Eduart Grishaj, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe lart e poshtë po thuhet se bebushi është djalë.

Megjithëse e tregoi lajmin e shtatzënisë në mënyrën më të bukur (në ditëlindjen e personit të zemrës), Arbana ende nuk ka treguar ç’gjini ka foshnja që po mban në bark.

Madje, moderatorja i shmang veshjet e ngushta në foto apo në ekran, mirëpo sonte duket se ka bërë një përjashtim. Teksa ka dalë për një gotë me mikeshën e saj, Xhemi Shehun, Arbana është veshur si rrallëherë me të ngushta dhe mund të dallojmë qartë barkun e saj të rrumbullakosur.

Gjithashtu, moderatorja shkëlqen nga nuri i shtatzënisë, i cili i ka dhënë një tjetër ndriçim në fytyrë.

“Po ti më the hajde pimë një gotë”- shkruan Xhemi krahas fotos ku moderatorja shfaqet duke ngrënë një ëmbëlsirë. Sigurisht, nepsi i shtatzënisë bën të vetën!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*