Ministria e Shëndetësisë ben lajmerimin e forte: Ja ç’do të ndodhë nëse shtohen rastet e reja

Rastet e reja nga Koronavirusi në Shqipëri po rriten në mënyrë të fr ikshme. Vetëm ditën e sotme u raportuan plot 78 raste të reja. Numri më i lartë ditor ishte në Shkodër, me 14 raste.

Çfarë do të ndodhë nëse numri vazhdon të rritet? Zyrtarja e Ministrisë së Shëndetësisë, Mirela Cami ka folur sot në Shkodër në lidhje me skenaret që pritet të ndiqen. Ajo ka treguar se deri më tani për trajtimin e pacientëve është vetëm spitali Inf ektiv, por në varësi të situatës mund të ndodhë që të prekurit të trajtohen dhe në spitalet rajonale.

“Për momentin pacientet po trajtohen në spitalin Infektiv COVID1, por nëse kemi rritje të numrave mund të shfrytëzohen dhe spitalet rajonale. Në varësi të situatës do të merren edhe vendime të tjera. Lufta nuk ka mbaruar akoma, respektoni masat”, u shpreh Cami.

Burimi: “Report Tv”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*