Mjeku Pipero jep mesazhin që duhet ta lexojnë të gjithë

Doktor Pëllumb Pipero shprehet se nuk ka vend për panik edhe pse rastet po shtohen ditët e fundit.

Ai deklaroi çerdhet nuk duhen mbyllur për faktin se aty del një rast pozitiv me Covid-19.

Duke iu referuar lajmit se çerdhja nr.16 në ish-Bllok është mbyllur pasi një edukatore ka rezultuar me koronavirus, Pipero tha:

“Fëmijët janë pak ose aspak të rrezikuar. Mund të dalë një rast në çerdhe, por nuk duhet të nxitohemi për ta mbyllur çerdhen. Ne duhet të respektojmë protokollin dhe të vazhdojmë jetën. Nuk është zgjidhje mbyllja e çerdheve. Nëse respektohen protokollet, nuk duhet pasur frikë për një rast pozitiv. Mund të jetë një rast pozitiv asimptomatik, mjafton një maskë për të qenë i sigurt. Rasti duhet të qëndrojë në shtëpi, kontakti i tij i afërt duhet mbajtur në monitorim 7-10 ditë, por kaq. Edhe Bashkia e Durrësit u mbyll për dy persona pozitivë. Nuk duhet vepruar kështu”.

“Virusi më parë ishte krejtësisht i panjohur për ne. Tani që jemi hapur ka më shumë mundësi kontakti dhe infektimi. Rastet pozitive nuk na trembin, por janë një thirrje për kujdes nga ana e mjekëve, qytetarëve dhe punëdhënësve që të respektojnë protokollet. Duhet distancë fizike dhe maskë atje ku është e nevojshme. Numri i shtuar i rasteve është apel për kujdes, jo për panik”, theksoi mjeku infeksionist

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*