“Mos dilni nga banesat”. Policia del me njoftimin ur.gjent per koronavirusin: Nëse ju kapim jashtë do

Policia e Shtetit ka dalë me njoftimin urg jent se personat e infektuar nuk duhet të dalin nga banesat, duke iu bërë me dije sanksionet ligjore të parashikuara në Aktin Normativ, në rast të shkeljes së vetëkarantinimit të detyrueshëm.

“Policia e Shtetit disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e të infektuarve me COVID-19, të cilat iu vihen në dispozicion të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë. Shërbimet e Policisë, në bazë të listave përkatëse, kanë telefonuar dhe kanë kontaktuar me secilin prej këtyre personave dhe u kanë kërkuar në mënyrë të prerë të mos dalin nga banesa, duke iu bërë me dije sanksionet ligjore të parashikuara në Aktin Normativ, në rast të shkeljes së vetëkarantinimit të detyrueshëm”, njofton policia.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*