Na.mi me të inf ektuarit në shtet, shp.ërthejnë rastet e reja, Urdhërohet

E marta shënoi një rekord te ri me të inf ektuar në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit, ku nga 364 teste të kryera në ditën e sotme janë konfirmuar 82 persona me COVID-19.

Ndërkohë rritje të ndjeshme të numrit të rasteve ka pasur edhe ne institucionet publike ku bëhet me dije se ka shumë persona të inf ektuar. Nje pjese e punonjesve te administrates jane urdheruar te punojne nga shtepia.

Burime për Faxweb.al bëjnë të ditur se ka persona të prekur me COVID-19, në Ministrinë e Bujqësisë, tek zyrat e Postës Shqiptare, zyrat e OSHEE-së, tek Ministria e Financave, po ashtu edhe në Bashkinë Tiranë, ku vetëm një ditë më parë u konfirmua pozitiv, shoqëruesi kryesor i Erion Veliajt.

Personat e prekur me COVID-19, janë vetëkarantinuar, ndërkohë që u janë bërë testet personave të cilët kanë pasur kontakt me këto të fundit.

Ndërkaq mësohet se në SPAK të gjithë punonjësit kanë bërë tamponin dhe kanë rezultuar të gjithë negativë, ndërkohë që priten edhe testet serologjike, për të vërejtur nëse e kanë kaluar ose jo me parë.

Gjatë deklaratës së sotme për mediet Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje se nisur nga fakti se ditët e fundit po vihet re shtim i rasteve ne aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë, etj, i bëjme apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Në këto kushte është domosdoshmëri mbajtja e maskës në ambiente publike kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*