Në muajt e fundit te shtatzanise, Arbana Osmani tregon ‘hallin’ që e ka zënë

Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani, është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë.

Pavarësisht se nuk preferon të ndajë detaje nga pritja e ëmbël, moderatorja i “qau disa halle” me ndjekësit e saj në Instagram.

Duket se nepsi për Arbanën ka arritur kulmin, aq sa ajo gatuan aq ushqime të ndryshme, sa s’di ç’të hajë më parë.

Dilema e ditës së sotme ishin makaronat tagliolini dhe tagliatelle, të cilat i kishte gatuar të dyja llojet.

Arbana s’ka vendosur dot ç’të hajë dhe këtë “hall” shtatzënie ia ka treguar edhe ndjekësve të saj.

“Dilemat e një gruaje shtatzënë”- shprehet moderatorja teksa filmon makaronat aq të shijshme që na futën nepsin edhe ne.

Ne themi pak nga të dyja! Ose të gjitha nga të dyja llojet më mirë! Një gruaje shtatzënë i falen kilogramët!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*