Ne te gjithe e perdorim! Taulant Balla tregon sa miliona euro do fitojë Shqipëria pas legalizimit të hásháshit

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla e ka cilësuar një zhurmë dhe një keqkuptim debatin e krijuar lidhur me draftin e qeverisë për kultivimin e kánábisit mjekësor.

Gjatë fjalës në Kuvend, Balla tha se bëhet fjalë për një kulturë bujqësore dhe se në një vit mund të përfitohet një shumë prej 500 mijë eurosh.

“Një zhurmë këto ditë lidhur me një keqpërdorim. Nuk ka legalizim kánábisi në Shqipëri, jo sa të jemi ne, si përdorim i tij, por ajo që duam dhe prej një viti është të hulumtojmë praktikat më të mira si kjo kulturë bujqësore. E kemi përdorur historikisht kërpin për arsye mjekësore, edhe kjo kulturë bujqësore krijon një cikël të ri ekonomik nga mbjellja deri në përfundim për arsye mjekësore dhe për autpute të tjera të industrisë.

Le ta quajmë të mbyllur dhe ata që janë shqetësuar Maqedonia e Veriu shteti përfiton të paktën 100 mln euro në vit, ndërsa cikli i plotë që ky përpunim shkon deri në 500 mln euro, pse duhet t’i humbë ekonomia shqiptare këto?”, tha Balla.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*