Nena shkonte me taksistin, por ky donte ti k.apte dhe motren! Pasi dy djemte e saj i vr.ane dashnorin, b.efason nena: Ja m.esazhet e f.undit qe shkruan

Ata nuk e duruan më dot tra.dhtinë e nënës ndaj të atit dhe për këtë vr.anë personin me të cilin ajo kishte pasur një histori jashtëmartesore. Madje njëri prej tyre kur e kishte marrë vesh në fshat, ishte larguar nga banesa për dy vite duke jetuar jashtë vendit. Por çështja që i ka vënë kapak, ka qenë një telefonatë me familjarin tjetër që jeton në Angli dhe që ju kishte thënë “Dulla ka tentuar të ng.acmojë edhe motrën”.

Kaq ka mjaftuar që më i rrituri prej tyre, të nxjerrë ar.mën e fshehur, ta fusë në thes dhe të ur.dhërojë më të voglin për të dalë nga shtëpia. Dy të rinjtë Saimir Shera i moshës 32 vjeç dhe i vëllai i tij më i vogël Arsil Shera 20 vjeç do të dalin para gjykatës për aku.zën e vr.asjes me paramendim të Abdulla Budllës. Ata përdorën një makinë me qira pohoi një burim i gazetës Si pranë Departamentit të Hetimit të Kr.imeve, mjet të cilin e morën në datën 3 gusht duke ia marrë shtetasit Gersian Cela.

Të njëjtat burime shtojnë se mjeti me ngjyrë gri shfaqet në kamerat e sigurisë dhe nga puna hetimore e agjentëve, u zbuluan edhe targat duke shkuar më pas në agjencinë që jep makina me qira. Kur agjentët i pyetën administratorët e subjektit Rent A car Greisi ata pranuan menjëherë se kujt ia kishin dhënë me qira mjetin duke treguar identitetin e dy vëllezërve. Pa fjalë i ka lënë agjentët e policisë më pas rrëfimi i M. Sherës, që është nënë e nëntë fëmijëve mes tyre edhe e dy vëllezërve. Gruaja ka pranuar tr.adhtinë me taksistin e vr.arë Abdulla Budlla i moshës 71 vjeç. Gruaja ka dalë në pension si nënë me shumë fëmijë dhe mësohet se ajo i kishte çuar madje mesazh vi.ktimës pasi fillimisht kishte mësuar që vi.ktima kishte pësuar ak.sident.

“E mora vesh për ak.sidentin, inshallah ke shpëtuar mirë”, – deklaron t’i ketë shkruar e moshuara, pa e ditur se ndërkohë ai ishte vr.arë nga dy djemtë e saj. Gruaja shton se më pas i kishte qenë në va.rrim v.iktimës dhe se gjatë cer.emonisë vr.iste mendjen se kush mund ta kishte bërë kr.imin. Nëna e dy djemve të arr.estuar pranon sipas burimeve shumë të sigurta të gazetës Si pranë Policisë së Tiranës se kishte pasur një lidhje in.time gjashtë vite më parë me vi.ktimën dhe se këtë histori e dinte vetëm njëri nga të afërmit e vik.timës.

“Lidhjen me Dullën e justifikonim si lidhje miqësore dhe shpeshherë e merrja si taksist për të mos rënë në sy, – shton më tej e moshuara, ndërsa tregon se shpesh pinë edhe kafe me vi.ktimën ‘si moshë e th.yer që ishim’.

Gruaja tregon sipas burimeve se vajzat i kishin tërhequr vëmendjen por ajo u kishte thënë se “është njeri i mirë nuk i ka bërë keq njeriu”.

Gruaja tregon se pas apelit të vajzave, i kishte kërkuar vi.ktimës që të takoheshin sa më larg në lagje dhe se prej një viti apo një viti e gjysmë ajo ishte distancuar disi. Një ditë para ngjarjes rezulton sipas burimeve të gazetës Si që bazohen në rrëfimin e të moshuarës, gruaja i kishte shkruar se duhet ta çonte në tregun e Laprakës dhe se Abdullai i kishte shkruar “nuk vij dot se kam vajzën e tezes që po merret me letrat e tokës”. Gjatë asaj dite gruaja ka vazhduar planin duke shkëmbyer mesazhe dhe rreth mbasdites mesazhi i fundit që Dulla i kishte nisur ishte “këtu jena na”.

Nëna e dy djemve kujton se teksa po punonte në bahçe kishte dëgjuar krisma. “Disa nga fëmijët ishin në shtëpi, Arsili djali i vogël ishte në punë në Rinas, fillimisht mora vesh që Dulla kishte bërë ak.sident, më vonë provova t’i bie, por e kishte telefonin fikur”, rrëfen nëna e dy djemve në polici. Kur është mësuar se 71-vjeçari ishte që.lluar me ar.më, e moshuara tregon se i kishte pyetur djemtë e saj nëse e kishin vr.arë ata, por djemtë i janë përgjigjur “nuk kemi lidhje me këtë punë”. “Bashkëshorti përpara se të lidhesha me Abdullain më dhu..nonte dhe konsumonte alk.ool, i kam thënë për hir të fëmijëve do rri me ty në këtë shtëpi, por nuk kam më punë me ty”, shton për babain e fëmijëve e moshuara.

“Bashkëshorti përpara se të lidhesha me Abdullain më dhu.nonte dhe konsumonte alk.ool, i kam thënë për hir të fëmijëve do rri me ty në këtë shtëpi, por nuk kam më punë me ty”, shton për babain e fëmijëve e moshuara.

Djali: U largova nga Shqipëria prej fjalëve, ai ng.acmoi dhe motrën. Ishte e pad.urueshme

Saimiri i tregon policisë se fshati ku ai jeton me familjen, por edhe fshatrat përreth zienin prej kohësh nga fjalët për lidhjen me të ëmën dhe Abdullain. Ai tregon se i moshuari kishte përfituar nga miqësia dhe hapja e dyerve në shtëpinë e tyre. Ai shërbente si taksist në shtëpinë tonë, pasi kemi një motër sëmurë. Kur ma thanë në fshat u tro.ndita, e pyeta nënën por ajo heshti. Kalova në depr.esion dhe dy vjet ika në Greqi, nuk mundesha dhe kalova ne stres dhe me probleme mendore nga kjo histori. Në shtëpi kisha të fshehur një automatik që prej vitit 1997, pasi jemi në ha.smëri me një fis tjetër. I riu tregon se ditën e ngjarjes kishte folur më të vëllain në Angli që i kishte treguar se veç nënës i moshuari kishte tentuar të nga.cmonte edhe motrën.

“Motra kishte qa.rë në telefon, e tr.onditur kishte folur me motrën tjetër që jeton në Itali, motra ia kishte thënë vëllait në Angli. Sapo e mora vesh u nisa për të folur me motrën. Rrugës m’u errën sytë. I thashë vëllait të vogël Arsilit jepi makinës. Tek kryqëzimi kam parë Abdullain, i thashë ndale makinën. Mora ar.mën që e kisha futur në një thes dhe e që.llova. I thashë vëllait ec në drejtim të Fushë Krujës, ai filloi të dri.dhej dhe mu l.ut obobo ç’na bëre hajde të dor.ëzohemi në polici”. I riu tregon se nuk kishte pranuar, por kishte vazhduar udhëtimin, kishte pirë kafe për t’u qetësuar, pasi edhe vetë dr.idhej dhe nuk qëndronte dot në këmbë dhe më pas, sapo kishte parë një kamion skrapi e kishte fl.akur ar.mën aty./GazetaSi

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*