Nga lidhja me te dashurin e Arbanes, tek Agron Llakaj dhe sot Mark Frroku, Rudina Dembacaj flet per here te pare per lidhjet e shumta

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj është kthyer në qendër të vëmendjes së showbizit shqiptar dhe kjo për meritë të fejesave të shpeshta. Lidhja me ish deputetin problematik dhe fakti që i pëlqen të tregojë çdo ditë diçka nga vetja për publikun, e kanë kthyer në një ‘ushqim’ të preferuar të mediave rozë.

Në emisionin e Roza Latit, Rudina u pyet nga një ndjekës nëse flet me ish partnerin e saj, Eduard Grishajn, dikur i fejuari i saj dhe sot partneri i Arbana Osmanit. Rudina u përgjigj: “Kush është ky? Unë s’jam mirë me memorien fare, mbaj mend vetëm numra” u shpreh me ironi Rudina dhe kjo mbase edhe për faktin që historia e saj me Edin ka qenë jo shumë e këndshme, duke qenë se ka qenë ky i fundit që i ka ‘dhënë duart’.

Me pak fjalë, Rudi mban mend shumë mirë nënën e Edit, ish vjehrrën e saj, të cilën e ka cilësuar si shumë ‘solare’, por jo vetë Edin.

Kujtojmë se aktorja e njohur ka patur një lidhje disa vjeçare me Eduartin para shumë vitesh dhe në një intervistë ajo tregonte se ishte njohur me regjisorin në një televizion lokal në qytetin e Shkodrës. Ata kishin 4 vjet të lidhur dhe vendosën të fejoheshin në një festë të vogël familjare.

“Quhet Edi, është nga Malësia e Madhe. Jemi njohur në qytetin e Shkodrës, në kohën kur unë isha studente në Fakultetin e Juridikut. Në atë kohë, punonim të dy në një Tv lokal, unë bëja një emision timin, ndërsa Edi xhironte dhe montonte, pra kamera dhe montazhi i emisionit. Kemi gati katër vjet lumturisht bashkë. Fejesën nuk e kërkoi asnjeri, erdhi momenti për të ndodhur dhe ndodhi. Çdo gjë ndodhi gradualisht”, shprehej moderatorja aso kohe për një portal.

Këtë copëz interviste e risollëm për lexuesin që të kujtohet edhe Rudi për një nga ‘numrat’ e saj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*