Një ditë pas kaloi koronavirusin, Flor Binaj del aty ku nuk na priste mendja: Lum ata që…(Foto)

Disa ditë më parë, aktori i humorit Florjan Binaj pranoi se ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus, ndërsa lajmi bëri bujë në mediat sociale por jo vetëm. Ai në prononcimin e tij tha se do të kalonte 14 ditë në karantinë, ndërsa shprehu keqardhjen që nuk do të merrte dot pjesë për 2 javë në spektaklin e humorit, “Portokalli”.

Binaj vazhdimisht hedh postime në rrjetet sociale, ndërkohë që pas lajmit se ishte mbartësi i COVID-19, ato ishin të rralla, deri para pak minutash kur është përmendur sërish.

Aktori ka postuar në Instagram një foto me dy fëmijët, bashkëshorten dhe dy miqtë e tij, ndërsa siç bën të ditur ai, foto është realizuar në Berat.

Postimi i Binajt vjen një ditë pasi aid ha lajmin se në testin e dytë që kishte realizuar, kishte dalë negative nga virusi. Ndërkohë krah fotos shkruan: Lum ata që kanë miq të vërtetë!!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*