Njihuni me 73-vjeçarin shqiptar që mposhti Covidin, i sëmurë me diabet, 4 unaza në zemër dhe trompozë në mushkëri

Fatmiri eshte vertet me fat, 73 vjec dhe pavaresisht disa semundjeve bashkeshoqeruese ja doli te futonte betejen me koronavirusin.

15 dite i shtruar ne spitalin Shefqet Ndroqi, ai gjeti kurajon dhe me vullnet mposhti jo vetem covid 19 por dhe gjithe opinionin qe e shihnin te pashprese ne kete lufte. Sot fatmirin e gjejme ne Elbasan prane familjes ne oborrin e tij duke lexuar gazeten e duke luajtur me Kikin qenushin e shtepise dhe vete ai na tregon eksperiencen e veshtire qe iu desh te kalonte.

Si ishte momenti kur kuptuat qe kishit shenja te koronavirusit?

Ne fillim un kisha temperature por pas kesaj kisha frymëmarrje te veshtire prandaj djali lajmeroi 127 dhe ata erdhen te nesermen me bene tamponin. Pas dy ditesh frymarrja u veshtiresua me keq dhe vjen pergjigja pozitiv pastaj u shtriva te spitali Ndroqi.

Si ishte situata ne spital, a kishin kontakt me te semuret e tjere, ushqimin ua sillnin familjaret?

Kur vajta me futen me bene rezonancen dhe grafike, fillova gjilperat dhe u shtrova ne dhome, kam pasur aty nje mishatarin tim nga rrogozhina burre shume i mire na poqi perendia. Ne dhome frymarrja ishte shume e veshtire me vune oksigjenin dhe fillova terapine 6 here ne dite serum dhe gjilpera. Mua me ka bere perdhtypje per infermieret qe beheshin uje uje uje gjithe rrobat me maskat uje nga vapa, ishin te papertueshme.

Si ishte gjendja juaj dite pas dite dhe kur ishte momenti qe ju thane se do behej tamponi i rradhes e pastaj kthimi ne shtepi?

Jam me 4 unaza qe i vura para 5 vitesh, ndersa 3 vite me pare kam kaluar trompoze ne mushkri, me diabet te theksuar por sot gezoj nje shendet jashtmase te mire, isha i lumtur qe para pergjigjes se tamponit sepse e ndjeja qe isha mire dhe e kalova.

A keni ju nje mesazh per te gjithe ata qe nuk kujdesen duke marre masat ose nuk besojne tek covid 19?

Ne rradhe te pare duhen marre masat vete, se mire qe smuren vete por do smurin dhe shoket familjaret e e gjithe.Nuk eshte problem se po ve nje maske nuk ka burrni kjo pune. /TCH

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*