Nuk i besuan syve! Prindërit i nxjerrin nga hunda djalit të tyre diçka të humbur dy vite më parë

Prindërit e një djali të vogël janë habitur kur i kanë nxjerrë nga hunda një pjesë nga lodrat Lego… e humbur rreth dy vite më parë.

Samir Anwar, nga Dunedin në ishullin e Jugut të Zelandës së Re ishte duke luajtur me pjesën Lego në vitin 2018 kur e vendosi deri në hundë.

Babai i tij Mudassir tentoi që t’ia hiqte që në ato momente, por e pati të pamundur.

Nga një ekzaminim të bërë nga mjekët, iu tha se lodra do të dinte natyrshëm nga hunda e tij dhe se duhej të prisnin… por asnjëherë nuk u kishte vajtur në mendje se do të prisnin kaq gjatë.

Përgjatë gjithë kësaj kohe, djali ankohej se kishte diçka në hundë, por askush nuk arrinte që ta ndihmonte.

Tashmë, duket se më në fund vogëlushi është liruar nga ky shqetësim, që e a përjetuar për dy vite.

Kjo nuk është hera e parë që lodrat kthehen në objekte të rrezikshme për të vegjlit tuaj, ndaj kujdesi duhet të jetë shumë i lartë në zgjedhjen e tyre. /ShkodraNews

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*