Nuk kam buke per femijet! Zani Çaushi kerkoi lirimin nga b urgu, Drejtori i b urgjeve jep vendimin qe gezon te gjithe

Ish- kreu i bandës së Vlorës, Zani Çaushi ka kërkuar lirimin me kusht dhe pritet që në seancën që do të mbahet më 17 korrik të paraqesë provat mbi të cilat mbështet kërkesën e tij.

Mirëpo vetëm dy ditë para seancës gjyqësore, Drejtori i Përgjithshëmi Burgjeve, Agim Ismaili, i ka pr erë shpresat Çaushit.

Në një prononcim për Report Tv, Ismaili tha se Çaushi nuk ofron garanci dhe nuk të bind që është rehabilituar.

Drejtori i Përgjithshëmi Bu rgjeve paralajmëron se nëse del mund t’u rikthehet aktiviteteve kr iminale.

“Është një merak i drejtë. Publiku është sensibilizuar me median. Hapësirat ligjore janë për një kategori dhe nëse një individ kalon këtë kalvar është diçka pozitive, pasi konsiderohet i rehabilituar. Por kur kjo ndodh me blerjen e drejtësisë… ajo që haset më shpesh është punësimi fiktiv i të bu rgosurve. Kjo ka qenë gjithmonë për të bu rgosur që impononin rregullat e tyre.

Kemi referuar materiale. Ne kemi qëndrim për çdo kërkesë. E kam paraysh edhe rastin e Myrteza Çaushit. Institucioni i bu rgut të Drenovës ka paraqitur një kërkesë që duhet t’i refuzohet kërkesa. Dhe kjo nuk ka lidhje me të shkuarën e tij, sepse ne dimë ta ndajmë atë që ka bërë ai jashtë, me veprimtarinë brenda. Jeta aty nis nga e para dhe askush nuk paragjykohet. Ai nuk ofron garanci dhe nuk të bind që është rehabilituar. Nëse del mund t’u rikthehet aktiviteteve kriminale”, deklaroi Ismaili./ CNA.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*