Nuk u zgjua kurrë pas anestezisë, si humbi jetën nga doktori 39-vjeçarja në Korçë

Dy persona, me detyrë personel mjekësor në një klinikë private në Korçë janë proceduar penalisht. Kjo pasi një 39-vjeçare, Xhensila Duka ka gjetur vde.kjen në këtë klinikë.

ABC News raporton se një prej të proceduarve është anestezist. Pacientja ka qenë duke bërë ndërhyrje në zorrën e trashë dhe nuk i ka dalë anestezia.

Ilir Bibolli, 65 vjeç dhe Marinela Postoli, 39 vjeçe, banues në Korçë janë proceduar, pasi dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes.

Duka ka humbur jetën dje rreth orës 16:30 në këtë klinikë. Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*