Oh zot cpo ndodh? Rriten fr ikshëm rastet me koronavirus, ja sa persona rezultuan te prekur ne 24 ore ne Shqiperi

Burime bëjnë me dije se janë 77 raste pozitive me covid-19 në 24 orët e fundit në vend.

Ndërkohë kujtojmë se edhe dje rastet ishin të larta, 78 të tilla, ndërsa Ministria e Shëndetësisë apelon që çdo qytetar të tregojë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, me mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e maskës në ambiente publike.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve të respektojnë masat e vendosura, ndërsa bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë.Qytetarë, mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën.Lani duart sa më shpesh për të paktën 20 sekonda.

Ruani distancën fizike në ambientet publike.Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse. Bizneset të sigurojnë vazhdimisht elementët e higjienës si sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë.

Siguroni ajrosjen e mire, pastrimin dhe desinfektimin e ambjenteve të punës. Përdorni maskat apo barrierat mbrojtëse gjatë kohës që u shërbeni qytetarëve. Task forca anti-covid nuk do të tolerojë shkelje të rregullave të sigurisë duke e konsideruar rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Mininistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të shmangin vendet me grumbullime, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit”, ishte thirrja e ministrisë dje.meganews

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*