“Paguhet 455 euro për 4 koncerte, tani për COVID-19 të vjen me gjysmë çmimi”, Fero t.allet me Robert Berishën

Fero është ka pur keq me Robert Berishën, pas një deklaratë të këtij të fundit që of.endonte reperin. Ai ka bërë mbrëmë një sërë postimesh ku ta.llet me tarifat e koncerteve të Robertit, pasi një fans i shkroi Feros se këngëtari kishte kënguar për 400 euro në një festë në shtëpinë e tij.

Fero nisi vargun e postimeve ta.llëse pas një deklaratë të vjetër të Robertit, i cili i vënë përballë zgjedhjeve mes Flori Mumajesit dhe Feros, u iu drejtua Eneda Tarifës duke i thënë: “Këtë mundesh edhe me adoptu me bë çun, i ka 13 vjet”.

Me sa duket kjo deklaratë për moshën e tij, nuk është pritur mirë nga reperi Fero, i cili shprehet se tani që është periudhë pandemie, Roberti mund ta ulë pazarin në 215 euro.

“Tash për COVID 19 o ngjendje me ardh me 215 euro per 4 data koncerte apo ahengje. Ky është emri juaj i ri ROBELTI”.

Një ndjekës i kishte bërë replikë në një nga postimet dhe i thotë se për ahengje familjare, Roberti i kishte shkuar për 400 euro.

“Robert Berisha kur tvi nKosov jom ka du me bo 1 grill me shoqni edhe po tpaguj sa e ki qmimin me na bo atmosfer qaty pak”, përfundon Fero.

Roberti ende nuk ka reaguar për këto postime, por ai së fundi do të bëhet pjesë e një spektakli të ri që titullohet “Robi plaket kur don vet”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*