Pamje te dh imbshme, pacienti tek Infektivi mezi merr fryme duke treguar si po vuan nga Covid: Nuk e besoja derisa më zuri

Shumë persona nuk e kanë besuar ekzistencën e koronavirusit, deri në momentin që janë prekur vetë prej tij. Kështu ka ndodhur edhe me një pacient i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Infektiv të Vushtrrisë në Kosovë.

Në një prononcim për mediat vendase, ai ka thënë se nuk e ka besuar virusin, deri në momentin që është inf ektuar prej tij. Ai ka thënë se problemet kryesore që ia ka shkaktuar Covid-19 janë pengesa në frymëmarrje dhe temperatura e lartë.

“Nga e shtuna jam kështu, tash jam më mirë. Me frymëmarrje kam problem që dy-tre ditë. Armik i fshehtë ishte, nuk kam besuar as unë, por tash besoj se më ka zënë”, u shpreh ai për Klan Kosova.

Për më tepër ndiqni videon:

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*