Pas loteve dhe ndarjes me sherr! Rikthehen se bashku cifti i bukur i Big Brother (Foto)

Xheni dhe Benardi janë një nga ciftet që janë krijuar brenda Big Brother. Ata do të mbahen mendjJo vetëm për mënyrën e lojës brenda shtëpisë, por edhe për rrugëtimin që patën pas daljes nga shtëpia.

Prej kohësh, Xheni dhe Benardi nuk kishin folur më publikisht për lidhjen e tyre, përveç ndodnjë ngacmimi që jepnin nga story-t për fansat.

Megjithatë, ishte Xheni ajo që në fillim të vitit postoi një foto që jo vetëm ngacmoi edhe një herë tjetër ndjekësit e saj, por edhe i bëri kureshtarë të gjithë më profilin e mashkullit që kishte në krah, për të cilin, në fakt, shumica ishin të bindur që ishte Benardi.

Por cifti i Big Brother janë kthyer sërish bashkë dhe këtë e konfirmoi vetë Xheni pak kohë më parë kur u pyet nga një fanse pse e kishin mbajtur të fshehur këtë rikthim:

“Besoj se pas një ndarjeje, s’është mirë ta bësh direkt publike, sepse nuk e di as vetë se si do të shkojë lidhja. Kjo ishte arsyeja…” – shkroi Xheni asokohe.

Ndërsa dje Xheni ka postuar një foto, i cili nuk ka nevojë për shumë koment: “Do të doja ta ktheja kohën pas, të të kisha gjetur më herët për të të dashur më gjatë….”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*