Pellumb Pipero: Jep lajmin e madh që e kemi pritur të gjithë, “Koronavirusi nuk do të

Si pasojë e një shpërthimi të rasteve të reja ditën e sotme ka patur aludime për mundësinë e një rikthimi të pandemisë.

Lidhur me to ka reaguar mjeku Pëllumb Pipero i cili ka treguar se nuk do të ketë një valë të dytë pandemie në vjeshtë ose dimër.

Ai ka treguar se rritja e rasteve të reja ditën e sotme dhe së fundmi ka ardhur si rezultat i pakujdesisë së treguar prej qytetarëve.

Po ashtu Pipero ka sqaruar se koronavirusi nuk është më një sëmundje e panjohur për mjekët dhe shkencëtarët sikur në fillimet e saj dhe tani dihet më shumë si mund të trajtohet.

Unë mendoj që nuk do ketë një rikthim të virusit në vjeshtë ose në dimër. Në rast se do ketë kthim, kurrë nuk do jetë me i egër dhe e fortë, por më i butë për disa arsye. Kjo pasi virusi vazhdon ta humbasë virulencën në mënyrë graduale. Ky virus kishte shumë të panjohura në fillim, tani ai është një virus i njohur për mjekët dhe shkencëtarët.
Kujtojmë se dita e sotme është pasuar me një shpërthim rastesh me koronavirus.

43 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit dhe është numri më i lartë i rasteve të reja në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*