Po fliste para Parlamentit, Edi Ramës i ndodh e papritura nga Gramoz Ruçi

Kryeministri Edi Rama ka patur vetëm 3 minuta kohë për t’iu kundërpërgjigjur deputetes Rudina Hajdari lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Rama ka zgjedhur të lexojë sms-në e një demokrati siç tha ai, i cili i ka shkruar në facebook.

“Është e kotë, nuk ia vlen të rikthehesh për të rivënë në vend gjërat që the dhe pastaj i dëgjon në televizion përkthyer gabim nga shqipja në shqip. Lista të hapura me një fjalë.

Po e shfrytëzoj këtë replikë për të lexuar një koment nga fb të një demokrati që nuk i kursen ato që ka për mua. (Lexon sms-në)

Na thatë në 2013 kur na e mori Edvini se do bjeri shpejt.

Erdhi 2015 po aty e keni prapë.

Na thatë futuni në çadra se aty do bjerë. Pastaj Luli na tha dilni se fituam. Pastaj fitoi prapë Edvini dhe na thatë na e futi Amerika.

Erdhi 2019, ikët nga parlamenti por na ikën gjithë bashkitë dhe populli nuk u duk gjëkundi

Kur ikën të gjitha, na thanë oburra te unaza e re se aty do e kapim e s’ka më shans.

E vetmja fitore ishte një natë që Edvini duke u kthy nga Vlora i ra nga Elbasani dhe ne, na ngeli vetëm libri i çunit të Fariut për unazën.

Pastaj na thatë lepuri fle te teatri, iku dhe teatri dhe… (Ruci i heq fjalën)

Ruçi: Mbaruan minutat zoti Kryeministër

(Rama ‘me këmbë e me duar’ kërkon t’i hapet mikrofoni)

Ruçi: Hape IT, hapja kryeministrit edhe një minutë

Rama (pasi i hapet mikrofoni zgjedh mos ta vazhdojë mesazhin por i drejtohet Murrizit): E more vesh ti që do fjalë të lirë? (Largohet nga foltorja)

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*