Po iu skadon pasaporta? Lajm i mirë për shqiptarët jashtë vendit

Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, ka dhënë një lajmërim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë rezidentë jashtë territorit të Shqipërisë, të cilëve u mbaron afati i pasaportës.

Në emisionin “Në Fokus” ajo është shprehur se mund të përballen me urgjencën për t’u pajisur me pasaportë të re.

Ministria e Brendshme ka propozuar në Kuvend një nismë për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së pasaportave deri në fund të këtij viti. Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, tha se afati do të shtyhet deri më 31 dhjetor 2020.

“Për të mos krijuar fluksin e 2020 ministria e Brendshme ka paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë aktin normativ për shtyrjen e afatit të vlefshëmrisë së pasaportave biometrike deri më 31.12.2020. Është e njëjta gjë si me kartat e identitetit muajin që shkoi.

Shtyrja e afatit u bë për t’u ardhur në ndihmë atyre që janë jashtë territorit të Shqipërisë. Zgjatja e afatit të pasaportës i ndihmon ata të mos rrezikojnë të konsiderohen të huaj në territorin e një shteti. Ky akt normativ po diskutohet në komisionet parlamentare dhe do t’u vijë në ndihmë të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit,”- tha Voda.

/shqip

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*