Po vinte nga Anglia, policia i gjen në Rinas ‘surprizën’ në valixhe shqiptarit dhe e p ëson keq

Sekuestrohen 42 mijë paund të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Aksioni është finalizuar gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat doganore me punonjësit e Policisë Kufitare.

Gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore Wizz Air e cila po vinte nga Luton në Rinas, u konstatua një personi i identifikuar si B.K. i cili kishte në valixhe të një sasi prej 42.000 paundësh të padeklarara, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj tij tashmë rëndon akuza për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*