Prej vitesh e ‘humbur’! Rrëfehet Bertina e Big Brother: Ja pse u ndava nga Erioni

Big Brother’ ndër vite lidhi shumë çifte, por shumica prej tyre nuk kanë mundur ta mbajnë lidhjen për një kohë të gjatë e një ndër këta çifte kanë qenë edhe Bertina dhe Erioni, dy ish-banorët e “Big Brother 3” që e nisën lidhjen brenda shtëpisë së famshme dhe që u ndanë dy vite më pas, në vitin 2011.

Edhe pse ka kaluar shumë kohë, ata mbeten shumë të njohur për publikun. Bertina e cila prej disa vitesh tashmë po jeton në Dubai, së fundmi është rikthyer në Shqipëri dhe pas kaq shumë kohësh ka dhënë një intervistë për “Mirage”.

Gjatë intervistës nuk kishte si mos të përmendej historia e saj me Erionin dhe arsyen e ndarjes së tyre Bertina e ka zbuluar për herë të parë sot.

“As unë nuk e kuptova si i hyra asaj historie dhe si përfundoi. Ishim dy karaktere të kundërta që nuk mund të qëndronim dot bashkë. Erioni ka gjithë respektin tim, por nuk ishim për njëri-tjetrin. Sado u përpoqa t’i bëja gjërat të funksionojnë, nuk funksionoi”, u shpreh Bertina.

E pyetur nëse sot ka kontakte me Erionin, Bertina u përgjigj: “Unë nëse e mbyll një kapitull nuk e rifilloj”.

Në fund të intervistës Bertina la të kuptohej se ka nisur një lidhje të re dhe se është shumë e lumtur.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*