Prej vitesh i zh.dukur! Mediat Italiane plasin b.omben: Ja ku ka fshehur Rezart Taci 360 milione Euro, ja pse u v.ra Artan Santo

Mediat italiane shkruajnë sot për biznesmenin në kërkim Rezart Taçi.

Sipas tyre, ai ka depozituar plot 362 milionë euro në Singapor.

Shumë e madhe është depozituar në një bankë, ku ka zyrat edhe kompania Vetro Energy, me të cilën ai dështoi të merrte kompaninë shtetërore të naftës, Albpetrol.

Është mister se si e siguroi Taçi një shumë të tillë, pasi ai shpalli falimentin dhe nuk kishte as 6 milionë euro, për të paguar blerjen e klubit italian të Parmës.

Dyshohet se këto para janë marrë nga azerët si garanci nga Taçi, për privatizmin e Albpetrol, dhe më pas nuk janë kthyer më.

Madje, për këtë aferë ka raportime se u v ra edhe Artan Santo, pasi kishte dalë garant për këto para, që më pas nuk i kthente dot.

Taçi u bë i njohur në kohën e qeverisjes së Berishës, pas nëpërmjet lidhjeve me familjen Berisha, arriti të bëhej një biznesmen i fuqishëm, aq sa organizonte edhe ndeshje me Milanin dhe Real Madrid, duke paguar miliona euro.

Por, pas largimit të Berishës për të nisën problemet dhe tashmë është shpallur në kërkim.

Herën e fundit që është shkruajtur për të, Taçi strehohej në Zvicër, ndërsa për momentin nuk dihen shumë gjëra.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*