Prekëse! “Vajzat e forta nuk e vr asin veten!”

Nga Bledi Mane

-Klithë dhim bjeje për tre përmetare të shkëlqyera-

Ne do ikim bashkë në parajsë të takojmë babin se na mori malli!, kështu i premtuan njëra-tjetrës nëna dhe dy vajzat e saj.

Tra gjedia në familjen fisnike përmetare Josifi kishte trokitur herët. Babai i tyre Llukani, mësuesi i respektuar i zonës së Shqerisë u largua pa u treguar, u vetev ra i pari. Mungesa e tij në familje gërryente mure, libra, pasqyra, shpirtra.

Dy vajzat, Anisa dhe Blerta Josifi, dy nxënëse dhe studente të shkëlqyera iu larguan Përmetit për të harruar brengën por as në Tiranë nuk gjetën ngrohtësinë prindërore. Iu dhanë me tepricë jo besimit te vetja por një besimi fetar që i yshti më ekst remisht drejt largimit. Largimi për to ishte afrimi te bashkëshorti, te ati i munguar…

Në fillim u nis e motra, Anisa, pastaj nëna, Zhaneta dhe si për ironi fati në mes të rrugës mbeti Blerta. Siç duket pret ti dërgojnë haber e ti thonë sesi duket parajsa.

Ajo parajsë që nuk e gjejmë dot në tokën tonë ku materializmi, makutëria dhe urr ejtja ndaj më të dobëtit do të na vr asë të gjithëve pak e nga pak. Të gjithëve, edhe ty me barkun plot, edhe ty me mendjen bosh!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*