Pse nuk ka më police ne rruge? Ja çfarë pritet të ndodhë nga e hëna në Tiranë dhe në zonat e kuqe

Teksa i gjithë vendi është duke marrë masa për hapjen e plotë, edhe në Tiranë është vënë re një prani më e ulët e punonjësve të polícisë dhe ushtrisë në rrugë.

Në rrugët e kryeqytetit vihen re lëvizje të shumta edhe pas orës 17.30, kur nis dhe ndalim qarkullimi. Pavarësisht kësaj duket se edhe polícia është tërhequr nga vrojtimi i imtësishëm i zbatimit të masave, ndërsa shumë postoblloqe që ishin vendosur brenda për brenda qytetit tashmë janë hequr, duke lënë vetëm ato në pikat dalëse të Tiranës.

Nga data 11 maj nisën lehtësime masash për një grup biznese si parukeri, berber, dentist dhe dyqanet në qendrat tregtare, ndërkohë që duke nisur nga e hëna e kësaj jave, më 18 maj, do të nisë edhe hapja e njësive të shërbimit si bare dhe restorante, vetëm për mjediset e hapura.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*