Punoi deri diten e fundit! Ky është mjeku nga Puka që humbi jetën për shkak të koronavirusit (Foto)

Ditën e sotme Ministria e shëndetësisë dha lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të një tjetër mjeku në Shqipëri për shkak të koronavirusit.

Mjeku që humbi jetën për shkak të koronavirusit është 69 vjeçari Hysni Shkjau nga Puka, me një eksperiencë 40 vjeçare në shëndetësi.

Prej 40 vitesh ai nuk e kishte ndërprerë punën e tij dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.

Mjeku ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin Infektiv, ndërsa gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Mjeku Hysni Shkjau:

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*