Rama i “fr ikesuar”: Shumë shpejt do të krijohet një parti e re, ja kush do e drejtojë

“Shumë shpejt do shikoni një lëvizje të re qytetare, që do bëhet partia politike e Presidentit”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama pak momente më parë në emisionin “Real Story” teksa po fliste për she mbjen e Teatrit Kombëtar.

Rama u pyet edhe për deklaratën e presidentit Ilir Meta që nëse do nxjerrë dekret për shpërndarjen e parlamentit, do nxjerrë dekret edhe për shpërndarjen e qeverisë.

Kryeministrit u shpreh se kjo është një frazë në teatrin dhe në kohën e vjetër. Sipas tij, Meta do krijojë një parti me artistët dhe të gjithë ata që protestojnë për Teatrin Kombëtar.

“Kjo është një frazë në tetarin e vjetër në kohën e vjetër. Jo, jo, nuk e ka thënë. Unë këtë frazë e kam dëgjuar në një shfaqje atëherë në kohën kur luheshin ato… që thonin populli do ta marrë në dorë.

Unë po ju them që shumë shpejt do shikoni një lëvizje të re qytetare, që pak nga pak do transformohet në një parti. Një karikaturë komike këtu do ndodhi, kjo është e sigurt. Është e sigurt sipas meje, jo se kam informacione”, nënvizoi Rama.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*