Rekordi i fri kshëm! Arrihet shifra më e lartë në vend nga koronavirusi ne vend që nga fillimi i pandemisë (qytetet ne rr ezik)

Një tjetër rekord është regjistruar sot në Shqipëri. Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë zbuluar 69 persona. Eugena Tomimi nga ISHP, gjatë leximit të deklaratës për mediat u shpreh se janë kryer 319 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive.

Ajo shtoi se rastet e reja janë kryesisht në ndërmarrje dhe aktivitete biznesi, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, të identifikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik, si dhe raste te reja. Ndërkohë lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë 11 të shëruar, mes tyre dy janë personel shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bërë një thirrje bizneseve të zbatojnë rigorozisht protokollet e sigurisë dhe apelon qytetarët për masat e kujdesit vetjak pë të frenuar përhapjen e COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: Tirana 28 të prekur, 16 në Shkodër, 8 raste pozitive në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje. Ndërkohë që janë në hetim disa raste të reja në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Kamëz dhe Durrës. Aktualisht në spitalin inf ektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me COVID-19 dhe të prekur që nga nisja e pandemisë 1590.

“#RespektoniRregullat, Kur dilni, ruani distancën 1.5 metër; Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike; Lani shpesh duart; Dezinfektoni dhe ajrosni ambientet ku qëndroni; RuaniShëndetin #Mbroni veten dhe të tjerët”, shkruan Manastirliu.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*