Rikthimi i frikshem i koronavirusit ne vend, Mjeku Kalo jep mesazhin e fortë: Fat që kemi detin, hani sa më shumë

Dita e djeshme shënoi dhe ditën me numrin më të lartë të të inf ektuarve me Covid-19 në vendin tonë. Situata e rasteve të shtuara ka sjellë rikthimin e frikës ne opinionin publik por edhe spekullime nga më të ndryshmet në rrjetet sociale.

Në përgjigje të kësaj situate të krijuar mjeku infeksionist Tritan Kalo, me anë të një statusi në facebook, ka shprehur këndvështrimet e tij mbi situatën aktule të krijuar.

Pikësëpari mjeku Kalo ndalet tek ata që synojnë të krijojnë një amulli paqartësie në publik duke hedhur hipoteza mbi fshehjen e numrit të të vdekurve. Sipas tij këta persona që synojnë të ngrejnë hipoteza dhe alibi të tilla nuk janë gjë tjetër veçse injorantë ose dashakeq të militantizmit të verbër.

Së dyti mjeku infeksionist ndalet tek qytetarët dhe i bën apel atyre për vigjilencë dhe kujdes në këto ”kohë kovidiane” siç e quan ai. Distancimi fizik, higjena e duarve, fytyrës, trupit si dhe mjedisit rreth nesh janë dhe do vazhdojnë të jenë ‘armët’ tona më të mira ndaj këtij armiku të padukshëm.

Mjeku Kalo kërkon nga qytetarët shmangien e frikës dhe mesazheve që e nxisin atë. Ai shprehet për vigjilencë dhe racionalitet si në mendim ashtu dhe në ruajtjen e kondicionit tonë fizik duke u ushqyer shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht.

Si përfundim mjeku e mbyll me një mesazh përbashkues duke u bërë të ditur qytetarëve se vetëm së bashku mund ta tejkalojnë këtë situatë të pazakontë.

Postimi i plotë i Kalos: Në këto “kohë covidiane” ÇMËNDURIA në komente e postime të ndryshme në FB, mundet të shfaqet në shumë forma e ngjyra nga më të ndryshmet, POR që të flitet për MIJRA të vdekur shkakatuara prej Sars-C0v2/Covid-19 dhe të fshehura nga publiku, mbrin kulmin e çmëndurisë, keqdashësisë, injorancës, militantizmit të verbër si dhe të protagonizmit makthsjedhës….HAPINI sytë e mëndjes ju o të paudhë!!…

NE si popull kemi nevojë për mesazhe sqaruese dhe optimizuese, për racionalizimin e veprimeve tona, përballë sfidës me emrin Sras-Cov2/Covid-19….EVITONI dhe përbuzini mesazhe të tilla….Po ashtu merini me jo pak dyshim mesazhet që u vinë nga Gjithollogët e shumtë të këtyre kohëve…Duaje jetën tënde dhe të atyre që gjallojnë rreth jush….Kujdesuni edhe më shumë për të…SECILI prej jush është i domozdoshëm për vetë ekzistencën e vetë Shoqërisë Shqiptare…KURRË MOS hiqni dorë nga disa shprehi të mira për t’u ruajtur nga infektimi me Sars-Cov2/Covid-19….

Distancimi fizik, higjena e duarve, fytyrës, e trupit dhe e mjedisit rreth nesh, ajrimi i mirë dhe i shpeshtë i mjediseve ku jetojmë dhe punojmë, hidrimi i shpeshtë, përdorimi sa më racional i diellit dhe ujit që i kemi me bollëk kudo buzë detit, liqeneve e lumenjve, përkujdesi ndaj më të moshuarve, ushqimi sa më i shëndetshëm, evitimi i shtrëngimeve të duarve dhe përqafimeve, evitimi i grumbullimeve të panevojëshme, lëvizja në mjedsise të hapura për “oksigjenimin e trurit” dhe të mbajtjes në kushte optimale të kondicionit tonë fizik, janë disa veprime të domozdsihme për gjithësecilin prej nesh…

ME SIGURI ne bashkë do ja dalim të përballemi me shumë sukses me sfidën Sars-Cov2/Covid-19!!!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*