Rritja e fr ikshme e koronavirusit: mjeku Pipero qetëson shqiptaret: Ta dini te gjithe se

Doktor Pëllumb Pipero, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, deklaroi çerdhet nuk duhen mbyllur për faktin se aty del një rast pozitiv me Covid-19.

Duke iu referuar lajmit se çerdhja nr.16 në ish-Bllok është mbyllur pasi një edukatore ka rezltuar me koronavirus, Pipero tha: “Fëmijët janë pak ose aspak të rr ezikuar. Mund të dalë një rast në çerdhe, por nuk duhet të nxitohemi për ta mbyllur çerdhen. Ne duhet të respektojmë protokollin dhe të vazhdojmë jetën. Nuk është zgjidhje mbyllja e çerdheve. Nëse respektohen protokollet, nuk duhet pasur fri kë për një rast pozitiv. Mund të jetë një rast pozitiv asimptomatik, mjafton një maskë për të qenë i sigurt. Rasti duhet të qëndrojë në shtëpi, kontakti i tij i afërt duhet mbajtur në monitorim 7-10 ditë, por kaq. Edhe Bashkia e Durrësit u mbyll për dy persona pozitivë. Nuk duhet vepruar kështu”.

Sipas Piperos, “nuk ka vend për pa nik”.

“Virusi më parë ishte krejtësisht i panjohur për ne. Tani që jemi hapur ka më shumë mundësi kontakti dhe inf ektimi. Rastet pozitive nuk na trembin, por janë një thirrje për kujdes nga ana e mjekëve, qytetarëve dhe punëdhënësve që të respektojnë protokollet. Duhet distancë fizike dhe maskë atje ku është e nevojshme. Numri i shtuar i rasteve është apel për kujdes, jo për pa nik”, theksoi mjeku infeksionist.

Në lidhje me rastet e shumta të regjistruara në QSUT, Pipero u shpreh: “Është mjaft e vështirë që spitalet e mëdha të shpëtojnë, pasi ekspozimi është i gjatë dhe jo të gjithë pacientët mund të diagnostikohen. Duhet të respektohen protokollet e vizitës, kontrollit dhe sjelljes ndaj pacientit në spital”.

Sipas Piperos, edhe turistët e huaj nuk përbëjnë rr ezik: “E vetmja mundësi që kemi është që t’i masim temperaturën. Duhet të mirëpresim disa çartera me turistë, jo vetëm një. Sigurisht, duhet parë situata epidemiologjike në vendin nga vijnë, por ju garantoj se turistët që vijnë janë të shëndetshëm. Nuk duhet të kemi fr ikë në këtë periudhë. Mjafton distanca dhe maska atje ku nuk ruajmë dot distancën 1 metër e gjysmë. Të vetmit që duhet të kenë më shumë kujdes janë moshat e vjetra dhe të sëmurët kronikë”./A2

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*