Rudina Magjistari ngel pa pune? Tv Klan i mbyll emisionin, cfare po ndodh me moderatoren?

Rudina Magjistari pritet të largohet nga emisioni i pasdites që mban për titull emrin e saj.

‘Koridoreve’ flitet se Rudina është ezauruar tani më me emisionin që drejton prej vitesh dhe synon të bëjë një format të ngjashëm me spektaklin e Maria De Filipi ‘Ce’ posta per te’.

Të njëjtat burime thonë për ‘Pamfleti’ se vendin e Rudinës pritet ta zërë bukuroshja Jona Spahiu e cila u largua nga ekrani kur lindi fëmijën e saj.

Formati i emisionit të Rudinës në fakt realizohet njëkohësisht edhe në televizione të tjera e mbase kjo është edhe arsyeja pse Rudina ‘nuk e shtyn’ më dot.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*