Sa prekese! Ky eshte 29 vjecari me koronavirus qe u h.odh nga kati i 3 ne spital, djali i dy prinderve shume te njohur shqiptar

Një ngjarje e rëndë u raportua sot nga spitali “Shefqet Ndroqi”, ku 29-vjeçari që i dha fu.nd jetës mësohet se është nga Durrësi.

Xhino Koça ndodhej i shtruar në spital prej disa ditësh pasi kishte rezultuar poz.itiv me Covid-19, ndërsa në rrethana ende tr.onditëse mëngjesin e sotëm në orën 04:30 u h.odh nga kati i tretë i spitalit.

Xhino është djali më i vogël i dy prindërve të njohur nga Durrësi, stilistes Lira Koça dhe kreut të Njësisë Administrative nr.2 Leonard Koça, raporton `DurrësiLajm`, i cili ka publikuar edhe disa foto të familjes dhe të të ndjerit.

Ngjarja tr.agjike ka sho.kuar opinionin publik durrsak. Policia ndërkohë informon se vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka ende një reagim publik mbi këtë rast.

Spitali “Shefqet Ndroqi” mbajti një reagim në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

“Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dh.imbjen për hu.mbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha f.und jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti eks.trem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*