Shira me stuhi dhe temperatura përv ëluese, moti i ‘çm endur’ që na pret këtë javë

Stuhia e para dy netëve ka paralajmëruar fiks një mot të çmendur. Kjo javë ka nisur me një mot të qëndrueshëm, teksa ka patur diell gjatë gjithë kohës dhe temperature të larta, sin ë zonën qendrore të vendit, ashtu edhe në zonat bregdetare.

Ndërsa zonat malore ka patur vranësira dhe shi me stuhi.

Shërbimi Meteorologjik lajmëron se dita e martë dhe e mërkurë (nesër dhe pasnesër), do të sjellë një tjetër impuls të ajrit të ftohtë nga Europa Veriore, i cili do të depertojë në vendin tonë.

Ky impuls, do të shkaktojë vranësira dhe reshje shiu me stuhi në zonën veriperëndimore dhe zonat malore.

Por Jugu do të shfaqet i qetë dhe pa reshje.

Temperaturat do të pësojnë rënie dhe do të shkojnë përkatësisht:
-Zonat malore 15-27 gradë celsius.

-Zona e ulët 17-33 gradë celsius.
-Zona bregdetare 19-30 gradë celsius.

Nga dita e enjte e deri në fundjavë, vendi ynë do të pushtohet nga një i nxehtë përvëlues, dhe temperaturat parashikohet që të arrijnë deri në 38 gradë celsius.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*