Shqiperia po shf.aroset! Humbin kontaktet, ku po shkojnë të rinjtë shqiptarë në Angli?

Një tjetër shqiptar në Britani është shpallur i hu.mbur nga autoritetet vendase dhe ai është Bamir Matmuja, 16 vjeç. I riu rezulton i hu.mbur prej 19 qershorit ndërsa për herë të fundit, është parë të premten e 19 qershorit 2020, në Bedfordshire, një zonë që ndodhet në lindje të Anglisë.

Ky nuk është rasti i parë që në adoleshent shqiptar h.umb në një shtet të huaj. Pse zhd.uken adoleshentët shqiptarë?

Agjencia Kombëtare e Krimit dhe Zyrës së Personave të Zhdu.kur në Britaninë e Bashkuar, ka njoftuar se këtë vit janë zhd.ukur përafërsisht 112,853 fëmijë. Këto të dhëna janë të fr.ikshme nëse behët krahasimi me shtete të tjera europiane.

Duke kontaktuar me mediat një 17-vjeçar që para disa kohësh rezultonte i hu.mbur ka dhënë informacionin rreth asaj që po ndodh në të vërtetë. Ai ka folur për gazetaren, Silvana Muça:

Ika nga Shqipëria sepse nuk kisha asnjë mundësi për të ecur përpara. Me vete mora vetëm 200 mijë lekë shqiptare. Imagjino se çfarë më është dashur që të kaloj për shkak të mungesës së parave. Adoleshentët vijnë në Angli për të fituar para. Shteti anglez, kur i lokalizon, iu gjen shtëpi dhe iu jep një tarifë mujore prej 70 paundësh. Kjo nuk mjafton për të mbledhur lekë dhe kështu që detyrohen të largohen nga shtëpia e shtetit dhe të kërkojnë punë. Policia apo shteti nuk mund të na sjellë në Shqipëri deri sa të mbushim 18 vjeç.

I pyetur nëse ka adoleshentë shqiptarë që afrohen me ba.ndat kr.iminale që operojnë në keto vende ai përgjigjet:

Nuk mungojnë edhe raste të tilla, por secili bën zgjedhjen e vet. Shumica në fakt kërkon që të nisë një jetë të qetë, të mbledhë para dhe të ndihmojë familjen në Shqipëri.

Më poshtë lista e adoleshentëve të zhdukur që nga janari 2020 e deri më sot, por që nuk është përfundimtarja:

Indrit Matranxhi, 16 vjeç-zhd.ukur që me 6 gusht 2020

Bamir Matmuja, 16 vjeç, zhd.ukur që me 19 qershor 2020

Fatos Ahmeti, 17 vjeç-zhd.ukur që me 10 qershor 2020

Flamur Taçi, 15 vjeç, zhd.ukur që me 9 maj 2020
.
Bledar Daci, 16 vjeç, zhd.ukur që me 10 maj 2020

Ervin Gjuzi, 17 vjeç, zhd.ukur që me 16 prill 2020

Erlind Topuzi, 17 vjeç, zhd.ukur që me 3 prill 2020

Sindrit Kolaj, 17 vjeç, zhd.ukur që me 4 shkurt 2020

Klajdi Avell, 17 vjeç, zhd.ukur që me janar 2020

Asmerijdo Hoxha, 17 vjeç, zh.dukur që me 3 janar 2020

Orlando Cenaj, 17 vjeç, zhdu.kur që me 2 janar 2020

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*